Shkodra në mëngjese Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare, kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë: mbi Maranaj qet vetllen kureshtare agimi e hjedh në liqe synin e qetë. Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë, e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë. E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija, tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë: skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.