Quote by: Faik Konica

Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Ali Pashë Tepelena kishte komandant të trupave një shqiptar me emrin Thanas Vaja… Ky shqiptar trim i përkiste kishës “ortodokse”. Thanas Vaja, i cili për grekët ishte Athanasios Vajas, shihej prej tyre jo si armik, por si “tradhtar”. Është njësoj sikur Franca t’i shihte si “tradhtarë” katolikët e Bavarisë që luftuan kundër saj, me arsyen se, si katolikë, ata nuk mund të ishin tjetër veçse francezë.


Share this:  

Author Bio


  • NameFaik Konica
  • DescriptionAlbanian writer
  • BornMarch 15, 1875
  • DiedDecember 15, 1942
  • CountryAlbania
  • ProfessionWriter; Politician